Aksi Bushat- Barbullush plot me mbeturina
Këto kazanë mbeturinash të vendosur në hyrje të rrugës së Barbullushit me sa duket nuk përdoren nga banorët. Këta të fundit preferojnë që të ndotin ambjentin dhe jo kazanët, të cilët janë bërë për të kryer funksionin për të cilin janë.
Përgjatë rrugës që lidh fshatrat e njësisë administrative të Bushatit ka mbeturina të shumta.Nuk mungojnë as mbetjet e pëmeve që krasiten nga banorët, të cilët më pas i depozitojnë aty. Situata bëhet më alarmante edhe me rritjen e temperaturave. Ndotja në këtë zonë është e vazhdueshme edhe pse disa herë nga ana e Bashkisë Vau-Dejës është ndërhyrë për pastrimin e saj. Janë banorët të cilët mesa duket nuk janë ndërgjegjësuar derisa të aplikohen gjoba për to. Ndotje të mjedisit ka edhe në shumë disa pjesë të tjera të këtij segmenti rrugor.