Aksi Lezhë – Milot burim aksidentesh – Dy janë regjistruar brenda pak orëve në këtë segment

aksi lezhe

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë mëngjes në superstradën Lezhë- Milot ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura.

Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e këtij aksidenti.

Ky segment rrugor vijon  të jetë një njollë e zezë sa i takon aksidenteve, ku vetëm një ditë më parë një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Aksidenti ndodhi pasditen e 9 janarit rreth orës 17:30, në afërsi të fshatit Spiten, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Ndoc Gjoka.

75-vjeçari ishte duke lëvizur në anë rrugës kur u godit nga një automjet tip Renault, i cili drejtohej nga shtetësja Florinda Lleshi.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Pas aksidentit policia shoqëroi në komisariat shoferen.

Sipas informacioneve paraparke dyshohet se aksidenti ndodhi si shkak i errësirës në rrugë, pasi drejtuesja e mjetit nuk e ka parë këmbësorin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.