Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë mëngjes në superstradën Lezhë- Milot ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura.
Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e këtij aksidenti.
Ky segment rrugor vijon të jetë një njollë e zezë sa i takon aksidenteve, ku vetëm një ditë më parë një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Aksidenti ndodhi pasditen e 9 janarit rreth orës 17:30, në afërsi të fshatit Spiten, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Ndoc Gjoka.
75-vjeçari ishte duke lëvizur në anë rrugës kur u godit nga një automjet tip Renault, i cili drejtohej nga shtetësja Florinda Lleshi.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Pas aksidentit policia shoqëroi në komisariat shoferen.
Sipas informacioneve paraparke dyshohet se aksidenti ndodhi si shkak i errësirës në rrugë, pasi drejtuesja e mjetit nuk e ka parë këmbësorin.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.