Aksi Lezhë- Shkodër, aksidenti i radhës / Përplasja e një furgoni me një motor, dërgon në spital një shtetas
Aksi rrugor Lezhë- Shkodër, vazhdon të jetë një burim aksidentesh automobilistike të përditshme, me pasoja në jetën e shendetin e qytetarëve.
Rasti më i fundit, i kësaj të diele, ku një furgon u përplas me një motor.
Rreth orës 9, tek kryqëzimi I Dajçit, një motomjet i drejtuar nga shtetasi Llesh Kola, është përplasur me një furgon.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit Llesh Kola, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa, fatmirësisht, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të radhës në aksin rrugor Lezhë- Shkodër.