Aksi Shkodër – Hani i Hotit vijon të ketë prezencë mbeturinash
Hedhja pa kriter e mbeturinave në mjedis të hapur është kthyer në një problem serioz për banorët përgjatë aksit Shkodër-Hani i Hotit. Në shumë zona e sidomos duke nisur nga Dobraçi e deri në Koplik vërehen grumbuj mbeturinash urbane dhe inerte. Ndërkohë, në fshatin Boriç i Madh situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij ky kanal është i mbushur me mbeturina, të cilat duke mos u pastruar janë grumbulluar aty, duke u kthyer në një vend depozitimi mbeturinash dhe një rrezik për shëndetin e banorëve.
Stoqet e mbeturinave vijnë e rriten nga dita në ditë, sa të duket se këtu kemi të bëjmë me një landfilld të legalizuar për këtë qëllim, kur në të vërtetë gjithçka është flagrante dhe me pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.