Aksi Thumanë-Kashar – Qarkullohet lehtësisht, pagesa fillon pas përfundimit të testimit

Rruga Thumanë- Kashar, duke qenë një investim tërësisht privat është me pagesë, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës për investime të ngjashme, mirëpo në këto momente kalimi i automjeteve bëhet pa pagesë pasi të tre trarët që kontrollojnë trafikun janë në proces kolidimi, ndërsa stafi po bën trajnimin e nevojshëm për të përballuar fluksin.
Pikat e pagesës, kur të përfundojnë trajnimin dhe kolaudimin, janë parashikuar për të përballuar 28000 mjete në ditë.
Nga monitorim, rezulton se ky aks është tërësisht me qarkullim të rregullt dhe pa trafik.