Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Laç, dy makinat përplasen, dëmtohen 8 automjete të tjera

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, me një prej tyre që ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali pranë dhe duke dëmtuar 8 mjete të parkuara.Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.