Aksident i “frikshëm” në Ishull-Lezhë, makina përplaset me murin e një banese dhe përmbyset në mes të rrugës, lëndohet shoferja

aksident lezh
Një aksident i frikshëm ndodhi mëngjesin e kësaj te hëne, në rrugen dytësore Lezhë-Rrile pranë Ishull-Lezhë.
Një automjet që drejtohej nga nje grua u perplas me murin rrethues të një banese dhe më pas u përmbys.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime të vogla pa probleme për jeten. Policia e cila mberriti ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.