Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vdes punonjësi i policisë

aksident lazri

aksident lazri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Rubik-Rrëshen. Në aksident janë përfshirë dy automjete ku një punonjës policie ka ndërruar jetë ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë 50-vjeçari, Gëzim Lazri punonjës policie. Lazi është aksidentuar teksa kishte lënë shërbimin pranë Komisariatit të Policisë Mirditë dhe po kthehej në shtëpi.

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë). Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.