dc1b7a1417e04bc3bcfa0cc106a1a8ab
Ngrica dhe mjegulla sollën probleme në Rrugën e Kombit, ku një aksident i shumëfishtë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës në segmentin Rrëshen-Kalimash.
13 automjete mes të cilëve dhe një trajler i tonazhit të rëndë, u përplasen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës në zonën e Blinishtit në Mirditë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 6 e 30 minuta e për pasojë mbeten të plagosur dy persona. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta Rruga e Kombit në afërsi, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e qarkullimit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për aksidentin u bë prezenca e mjegullës dhe ngricave në rrugë, duke sjellë rrëshqitjen e makinave dhe përplasjen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.