Aksident me pasojë vdekjen “Patok”/ 32-vjeçarja bie në kanal me makinë, vdes gjatë rrugës për në spital

aksident kurbin

aksident kurbin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kurbin . Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 32-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç.

32-vjeçarja M.M., ka humbur kontrollin e mjetit që do drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga pamjet e aksidentit duket se makina ka përfunduar përmbys në një kanal, i cili ishte i mbushur me ujë.
E reja nuk u ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, teksa po transportohej tek Trauma për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.