Aksident me të plagosur në Lezhë – Tre automjete, përfshi autobuzin e punonjësve të kampit të Gjadrit, përplasen mes tyre

aksident me te plagosur

Një aksident rrugor ndodhi mesditen e së mëkurës në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Tre automjete u përplasën me njëra- tjetrën, mes të cilëve një autobus i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.

Nga aksidenti i cili ndodhi rreth orës 12:00 mbeti i plagosur drejtuesi i autovetures, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se kamionçina po levizte në drejtim të Balldrenit, kur është ndeshur ballë për ballë me autoveturën, që po tentonte të parakalonte autobuzin me punonjësit e kampit të Gjadrit, në një segment ku sinjalistika nuk e lejon diçka të tillë.

 Për shkak të përplasjes së fortë kamionçina është rrotulluar në drejtim të kundërt me lëvizjen, duke prekur edhe autobuzin që lëvizte në drejtim të Lezhës, por fatmirërisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk morën lëndime.Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër,  duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.