Aksident me vdekje në Lezhë – Drejtuesi i motorçikletës humb jetën pas përplasjes nga kamioni

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së henës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.
Një motor u përplas me një kamion me shofer 28-vjeçarin me inicialet K.Z.
Kamioni po transportonte një eskavator.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit 51-vjeçar të motorit, të identifikuar si Arben Tanushi, i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.