Aksident në aeroportin e Uashingtonit me dy avionë – Pasagjerë anëtarë të Kongresit

aeroportin e Uashingtonit

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American Airlines me disa anëtarë të Kongresit Amerikan u përplas me një avion tjetër të së njëjtës kompani në pistën e Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan.

Sipas ABC Neës , një Bombardier CRJ 900 që operonte me Fluturimin 5490 të American Airlines nga Uashingtoni, D.C në Charleston, Karolina e Jugut, u përplas me krahun e një Embraer E175 që operonte me Fluturimin 4522 të American Airlines për në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Askush nuk u lëndua, tha Autoriteti i Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit.

Kongresmeni Nick Lalotta shkroi në X se avioni në të cilin ndodhej ishte “i palëvizshëm në pistë” kur një aeroplan tjetër “goditi krahun tonë”. “Për fat të gjithë janë mirë!” shtoi ai.

“Aeroplani u trondit fort,” tha për ABC Neës Josh Gottheimer, një tjetër anëtar i Kongresit që ishte në fluturim. “Ishte e qartë se ishim të goditur”.

“Piloti erdhi dhe na tha se nuk do të shkonim askund veçse të ktheheshim te porta”, tha ai.

 “Ky nuk është koha për të shkurtuar vendet e punës në FAA kur ne tashmë kemi mungesë të personelit,” shtoi ai, duke e quajtur incidentin “thellësisht shqetësues”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.