Aksident në aksin Koplik-Bajzë, humb jetën një i moshuar

Aksident në aksin Koplik-Bajzë / Humb jetën një i moshuar
Rreth orës 10:55, në aksin rrugor Koplik-Bajzë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale L. M., ka aksidentuar një 66- vjeçar, i cili lëvizte me motomjet.
Si pasojë, i moshuari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, nga shërbimet e policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me prokurorinë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.