Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shtetasi francez, plagoset tjetri
Një aksident ka ndodhur gjate mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, ku për pasojë kanë humbur jetën një shtetas francez dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Në aksident janë përshirë dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Pas aksidentit, dy shtetasit francez, të cilët po udhëtonin në të njëjtin automjet, u dërguan fillimisht në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Por fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërsa në mjetin tjetër të përfshirë në aksident nuk është gjetur asnjë person. Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.