Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagosen 3 persona, njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në makinë
Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të hënë (29 janar) si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Laç. Bëhet me dije se njëri prej personave të plagosur ka mbetur i plagosur në automjet, ndërsa kërkohen forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Në vendngjarje janë grumbulluar edhe disa qytetarë, të cilët po përpiqen të ndihmojnë të plagosurit.
Për momentin nuk bëhen me dije më shumë informacione mbi ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.