Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me barrierat metalike, shoferi dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.