Aksident në aksin rrugor Lezhë- Laç, një efektiv policie i plagosur
Policia bëri të ditur se një aksidentet është regjistruar pasditen e të enjtes (30 maj) në aksin rrugor, Lezhë- Laç. Sipas gazetarit të RTSH- 24, në këtë aksident është përfshirë një maune dhe një automjet.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, që është edhe efektiv policie. Është ende e paqartë dinamika e ngjarjes, por gjykuar nga pamjet shihet qartë se auto-vetura është mjaft e dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po zhvillohen hetime për ngjarjen.