Aksident në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”/ humb jetën këmbësori

aksident 14 770x434 1 750x375 1
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.