Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, kamioni përplaset me një mjet tjetër,lëndohen dy persona

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:20 të pasdites së sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas buremeve zyrtare të policisë, një kamion me drejtues një shtetas55-vjeçar, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues një 36- vjeçar .
Nga ky aksident janë dëmtuar lehtë drejtuesi 36- vjeçar i mjetit dhe nëna e tij rreth 61 vjeçe, të cilët janë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit