Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i Ri janë proceduar penalisht.
Në komunikatën për shtyp DVP Shkodër bën të ditur se ditën e hënë , në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtohej nga 57-vjeçarja është përplasur me automjetin që drejtohej nga 68-vjeçari.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetësja në fjalë dhe shtetasi tjetër 68-vjeç i cili ndodhej si pasagjer në automjetin e saj.
Për këtë ngjarje, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tyre. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 45 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e saj dhe nga pakujdesia zjarri është përhapur edhe në tokën e një shtetasi tjetër, ku si pasojë janë djegur disa hardhi.
Policia njoftoi se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.