Aksident në hyrje të qytetit / Një automjet me targa italiane përplas një person më biçikletë

aksidenti bicikleta
𝐍𝐣𝐞̈ 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐚𝐫𝐠𝐚 𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚𝐧𝐞, 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐫𝐮𝐚, ka 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐥𝐚𝐬ur një përson me 𝐛𝐢𝐜𝐢𝐤𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬.
I aksidentuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat, për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti, drejtuesen e mjetit.
Ky aksident ndodhi sërish pranë viijave të bardha, raste të cilat janë përsëritur shpesh gjatë kohëve të fundit në qytetin e Shkodrës.
Mosrespektimi i vijave të bardha si nga kembësorët, ashtu edhe nga drejtuesit e mjeteve shpesh herë ka qenë shkaktar i shumë aksidentve me pasoja edhe në jetë njerëzish.
Ndërsa si shkak i kësaj ngjarje në hyrje të qytetit u krijua edhe kaos në tafik, pasi automjetet e kishin të vështirë të qarkullonin.
