Aksident në hyrje të Shkodrës – Një i moshuar u përplas nga një makinë, teksa levizte me biçikletë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të enjte në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 në segmentin përballë Urës së Vjetër të Bunës, në hyrje të Shkodrës.
Një makinë tip Benz, ngjyrë e zezë, me targa SH 7744 D përplasi 76-vjeçarin Nexhat Kraja, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë, 76-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.
I moshuari i u dërgua me urgjëncë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë është bërë shoqërimi i drejtuesit të mjetit për ta marrë në pyetje, në lidhje me rrethanat e ngjarjes.