AKSIDENTI hyrje
Një grua e moshuar teksa po lëvizte me biçikletë u përplas fort nga një automjet tip Benz.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në hyrje të Shkodrës, në vendin e qujtur “Bexhisteni”. Policia thotë se drejtuesi i mjetit 30 vjeç është shtetas i huaj, i cili menjëherë pas ngjarjes u arrestua nga blutë në vendngjarje. Siç mësohet automjeti ka qënë me shpejtësi kur ka hyrë në rrethrrotullim dhe drejtuesi i saj në një moment, pasi ka humbur kontrollin e makinës ka përplasur gruan e moshuar, e cila për disa minuta qëndroi e shtrirë në tokë derisa erdhi ambulanca. Gruaja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku nga bluzat e bardha mësohet se gjendja e saj është e rëndë.Shoferi i makinës tashmë është arrestuar dhe do të japë sqarime për rrethanat e aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të hetuar zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.