Aksident në Itali- Makina përfundon në kanal, humbin jetën 3 të rinj, mes tyre 2 shqiptarë
Tre të rinj, dy prej të cilëve shqiptarë, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Portogruaro në provincën italiane të Venecias.
Nga hetimet e para duket se makina, tip “BMW”, ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe dhe para një ure ka rrëshqitur duke thyer barrierat mbrojtëse e më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë viktimë mbetën Egli Gjecin, 26 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe Altin Hoti 22 vjeç me origjinë nga Kosova, të dy banues në Konkordia Saxhitaria.
Ndërsa viktima e tretë është shtetasja italiane Xhulia di Tilio, 21 vjeç, me banim në Portogruaro, e cila ishte e fejuara e Altin Hotit./La Repubblica