Aksident në “Rrugën e Arbrit”, humbin jetën 2 persona

Rrugen e Arbrit

Rrugen e Arbrit

Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë (18 dhjetor), si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Arbrit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua afër Shkallës së Tujanit, ku janë përplasur dy automjete.

Për shkak të përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe për pasojë, dy personat që udhëtonin në të kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ka nisur hetimet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.