Aksident në Rrugën e Kombit – 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra
Gjashtë persona mbetën të plagosur, mes të cilëve katër gra, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së shtunës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe.
Të plagosur mbetën drejtuesit dhe pasagjerët e dy mjeteve dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë mjaft e fortë duke sjellë dhe dëmtime të shumta të mjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Nga veprimet paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.