Aksident në Rrugën e Kombit. Përplasen dy automjete, 3 persona të lënduar

aksident komb
Të paktën tre persona mbetën të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ndodhi mesditën e së dielës në segmentin Rubik–Rrëshen, ku u përplasën dy automjete, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra të Shqipërisë.
Përplasja ishte e fortë, duke sjellë përmbysjen në mes të rrugës të njërës prej automjeteve, ndërsa mjeti tjetër përfundoi jashtë rruge.
Të dëmtuarit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ku një grua ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.