Aksident në Shkodër / Automjeti përplas këmbësorin tek vijat e bardha

aksident shkoder
Një aksident është regjistruar diten e sotme në rrugën “Qemal Draçini” në lagjen “Rus” .
Një automjet tip Golf 4 me drejtues nje 19 vjeçar nga fshati Sheldi ka përplasur një kalimtarë 40 vjeç nga fshati Dober i Malësisë së Madhe pranë vijave te bardha .
Megjithëse goditja ka qenë e fortë ku është thyer edhe xhami i automjetit i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën .
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spitalin rajonal të Shkodrës dhe gjithashtu kanë shoqëruar në polici autorin e ngjarjes.
Mos respektimi i vijave të bardha si nga kembësorët po ashtu edhe nga drejtuesit e mjeteve shpesh herë ka qenë shkaktar i shumë aksidentve me pasoja edhe në jetë njerëzish.
Ndërkohë në shumë segmente si në rastin e fundit mungojnë tabelat informuese ku ndodhen vijat e bardha