Aksident në Shkodër, automjeti përplas një vajzë që po ngiste një motor elektrik
Një tjetër aksident ndodhi paraditen e kësaj të marte në lagjen “Vasil Shanto” në qendër të Shkodrës. Policia në njoftimin për shtyp bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet f. H., ka përplasur një vajzë që po lëvizte me një motor elektrik. Si pasojë është dëmtuar lehtë e reja, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”,- sqaron policia. Edhe një ditë më parë në të njëjtin vend u aksidentuan dy automjete.