Aksident në Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Aksidenti është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një automjet me drejtues një 35-vjeçar ka përplasur këmbësorin 80-vjeçar.
Ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç. Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.