Aksident në Shkodër – Makina përplas të moshuarin në vijat e bardha
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën “Qemal Draçini”, në afërsi të Dollarit në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, kur një i moshuar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, teksa ka qënë duke kaluar vijat e bardha është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një femer.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa qytetari është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
- Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 54 vjeçar, banues në Shkodër, pasi mbrëmjen e së dielës në “Bulevardin Bujar Bishanaku” duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një automjet që drejtohej nga një 20-vjeçar.
Si pasojë ka marrë lëndime të lehta pasagjerja, e cila ishte ne automjet me 54-vjecarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton policia