Aksident në Shkodër, përplaset makina me motorin. Plagoset 64-vjeçari

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti mes një motori dhe makine në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës’’ në Shkodër.V.P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj së shtune.
Ndërkohë që shtetasi V. P., është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P., i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.