Aksident në superstradën Lezhë –Milot, dy të plagosur, njëri një fëmijë i mitur

Një aksident është regjistruar të mërkurën pasdite në superstradën Lezhë -Milot, në afërsi të kryqëzimit të ‘Treshit’. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën e, për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është fëmijë i mitur.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po zhvillon hetime për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.