Aksident pranë Urës së Zogut në Milot, një shtetas nga Kosova dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar të martën pasdite pranë Urës së Zogut në Milot. Nga përplasja e dy makinave ka mbetur i plagosur një shtetas nga Kosova, i cili është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Milotit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

