Aksident tragjik/Dy kushërinjtë nga Malësia e Madhe aksidentohen për vdekje në Kanada

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen tragjike pas një aksidenti me makinë në Mississauga, Kanada të enjten mbrëma.Kushërinj mes tyre, të rinjtë nga Rapsha e Hotit të Malësisë së Madhe Klis Dreshaj 24 vjeç dhe Simon Dreshaj 19 vjeç janë viktimat e aksidentit tragjik. Policia tha se përplasja ndodhi pak para orës 22:00 në kryqëzimin e rrugës Dixie dhe Eglinton Avenue.Drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident u konstatua i vdekur në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes që u mori jetën dy të rinjve.Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.