Aksident tragjik në Athinë, dy të vdekur, një prej tyre shqiptar
Një aksident tragjik është shënuar të mërkurën në sheshin Omonia të Athinës ku humbën jetën dy të rinj që udhëtonin me motor.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis, 24 dhe 25 vjeç.
Policia thotë se motori i dy të rinjve ka humbur kontrollin dhe ka rënë duke u përplasur me një makinë tip “Fiat”, drejtuesi i së cilës ka pësuar lëndime të lehta.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT në Athinë, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar. Vlen të theksohet se dy të rinjtë nuk mbanin helmeta në momentin e aksidentit.