Aksident tragjik në Gjermani, përmbyset autobusi, humbin jetën 5 persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të një autobusi pranë qytetit lindor të Gjermanisë, Leipzig.

Autobusi është përmbysur dhe për pasojë të paktën pesë persona humbën jetën.

Disa persona kanë mbetur të plagosur për vdekje nga aksidenti i rëndë në autostradën A9. Ka viktima të shumta”, tha policia e Saksonisë në një deklaratë në X.

FlixBus ofron shërbime autobusi në Evropë dhe më gjerë. Shërbimi i saj nga Berlini në Cyrih kishte dy shoferë dhe 53 pasagjerë në bord kur automjeti u përmbys.

Autobusi ishte më pak se dy orë në udhëtimin e tij në momentin e përplasjes pranë aeroportit Leipzig-Halle, në veri-perëndim të qytetit.

Policia tha se helikopterët e shpëtimit dhe një numër i madh ambulancash u thirrën menjëherë në vendngjarje. Spitaleve lokale iu tha të përgatiteshin për një urgjencë të madhe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.