Aksident tragjik në Milot-Morinë, automjeti përplaset me barrierën anësore! Shoferi humb jetën

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi Albert Shullani , 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi Kristian Arra është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.