Aksident tragjik në Velipojë, automjeti godet për vdekje drejtuesin e biçikletës

Një shtetas që lëvizte me biçikletë në zonën e Velipojës u përplas për vdekje nga një automjet paraditen e sotme. Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.