Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
28-vjeçari Klevis Duka, duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një të moshuar, që po ecte me motor. Sikurse mësohet, viktimë ka mbetur 84-vjeçari Berhan Triepshi.
Policia Vendore e Shkodrës bën të ditur se rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Klevis Duka duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Berhan Trepshi rreth 84 vjeç.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Më herët, një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
Për pasojë, drejtuesi i biçikletës, i identifikuar si Sait Rraboshta, ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, disa orë më vonë.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.