Aksidentet në Shëngjin, vihen në levizje institucionet, pezullohen punimet në dy kantieret e ndërtimit ku ndodhen ngjarjet
Aksidentet në punë me dy viktima të ndodhura në zonën turistike të Shëngjinit kanë vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Lezhë.
Në dy kantieret e ndërtimit ku ndodhen ngjarjet është vendosur shiriti dhe pezulluar punimet, ndërsa në terren kanë zbarkuar Inspektoriati Shtetëror i Punës, Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ai kombëtar dhe Policia e Shtetit. Ata po kalojnë në sitë të gjitha subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit për të parë nëse janë të pajisur me leje ndërtimi dhe a i plotësojnë rregullat e sigurisë në punë. Ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë tolerime dhe masat ndëshkimore do të jenë deri në bllokim aktiviteti, bëjnë të ditur institucionet përgjegjëse .Në harkun kohor të dy ditëve në Shëngjin ndodhen dy aksidente në punë me dy viktima. Rasti i parë u regjistrua mëngjesin e së enjtes të javes që lam pas, ku një punëtor 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin i cili u shkëput .Ngë veprimet hetimore rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates. Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lire .Dy ditë më vonë, kokretisht mesditen e së shtunës një tjetër aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari. Preng Gjoni u godit në kokë nga një dorrasë që u shkëput nga lërtesia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi dy persona dhe një tjeter u shpall në kërkim, ndërsa për të dy rastet nga hetimet e kryera ka rezultuar se nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë në punë.