Aksidenti i radhës në Lezhë – Shkodër / Nga përplasja e tre makinave, ka mbetur e plagosur një grua

aksidenti i radhes leshe shkoder

Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë-Shkoder.

 Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të së dieles, në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit.

E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë, polici,  e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishtë, nga i cili u bllokua për disa minuta dhe njëri krah i lëvizjes përgjatë superstradës Lezhë -Shkodër, duke sjellë trafik të rënduar.

Ky aks rrugor vijon të jetë problematik sa i përket aksidenteve, ku mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe mungesa e standarteve në rrugë është shkaku kryesor i tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.