Aksidenti i radhës në qytet / Një automjet përplas një person me motorçikletë

aksident 20
𝐍𝐣𝐞̈ tjetër aksident është rëgjistruar në qytetin e Shkodrës pas atij që ndodhi një ditë më parë në hyrje të qytetit.
Aksidenti i sotëm ndodhi pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës ku një automjet Nissan u përplas me një motorçikletë i cili drejtohej nga një grua .
Nga kjo përlasje drejtuesja e motomjetit mori dëmtime të lehta në dorë dhe u dërgua në spital për mjekim, ndërsa 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐣𝐞𝐭i fuoristradë pësoi disa dëmtime në pjesën e përparme të saj .
Ndërkohë, shërbimet e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijuan punën për zbardhjen e këtij aksidenti që fatmirësisht kaloi pa pasoja .
Ndërsa ditët e fundit një sërë aksidentesh janë regjistruar në Shkodër si shkak
mos respektimi të sinjalistikës dhe shpejtësie tej normave të lejura.