Aksidenti në lagjen “Partizani”, procedohet shoferja e makinës që aksidentoi një ditë më parë të moshuarin
Specialistët e e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për një 36-vjeçare nga Shkodra për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” , e cila do të ndiqet në gjendje të lirë. Një ditë më parë në lagjen “Partizani” 36-vjecarja dyshohet se ka aksidentuar me makinë një të moshuar që po lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar banues në Dobraç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, banues në Shkodër, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në celularin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia bën të ditur se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.