Categories: LajmeKronikë

Aksidenti në lagjen “Partizani”, procedohet shoferja e makinës që aksidentoi një ditë më parë të moshuarin

Specialistët e  e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për një 36-vjeçare nga Shkodra për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” , e cila do të ndiqet në gjendje të lirë. Një ditë më parë në lagjen “Partizani” 36-vjecarja dyshohet se ka aksidentuar me makinë një të moshuar që po lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar banues në Dobraç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, banues në Shkodër, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në celularin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   Policia bën të ditur se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…

29 minutes ago

SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…

54 minutes ago

Shqipëria Zgjedh, 29.51% pjesëmarrja deri në orën 14:00. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…

1 hour ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia…

2 hours ago

Shqiptarët votojnë, Berisha: Kush shkel ligjin do mbajë përgjegjësi absolute

Kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ka bërë thirrje…

2 hours ago

Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…

4 hours ago