Lajme

Aksidenti në Lezhë – Në gjendje të rëndë 6- vjeçarja që u aksidentua një ditë më parë

Vajza 6-vjeçare, që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugen e burgut në Shënkoll, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Petrit Frroku, 56 vjeç banues në Lezhë. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.