Lajme

Aksidenti në Lezhë-Shëngjin, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë te Trauma 40-vjeçarja

Rritet bilanci i viktimave të aksidentit të regjistruar një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku ishte shtruar në gjendje të rëndë, edhe 40-vjeçarja Zhaklina Hysa, bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi. Ky i fundit humbi jetën ditën e djeshme (12 shkurt) në vendngjarje.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit shtetasin Xh.D 25-vjeç, i cili po merr mjekim në spital. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i “Audit” i cili po lëvizte me shpejtësi, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me kamionin, por do të jetë akti i ekspertimit i cili do të zbardhë shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Blerti Delija

Recent Posts

Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Rama: Përshpejton procesin, hapim së shpejti grupkapitullin e 3

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian hapi një "derë tjetër" për negocimin, ku…

16 minutes ago

Kodi Zgjedhor, Gjiknuri: Votimi me ID të huaj, absurde. Bylykbashi: Doni të reduktoni numrin e votuesve

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u prezantuan sot (13 shkurt) në Kuvend, teksa PS dhe PD…

19 minutes ago

Europa League, Porto-Roma në RTSH

Sot luhen ndeshjet e para të Play Off-it të Europa League dhe sfida më interesante…

21 minutes ago

Granit Xhaka pa frena: I bindur se e mundim Bajernin!

Granit Xhaka është i bindur se ndeshjen e vitit në Gjermani, Bajeri mund Bajernin për…

26 minutes ago

Shtëpitë më prestigjioze të operës në botë

Opera është një formë arti që bashkon elemente të teatrit, muzikës dhe këndimit për të…

29 minutes ago

Raporti: Moti i keq ka vrarë gati 800 mijë njerëz në botë në 30 vjet. Në Shqipëri, 12.87 fatalitete mesatarisht çdo vit

Moti ekstrem mund të shkatërrojë një vend, të shkaktojë viktima, shkatërron infrastrukturë, bizneset dhe të…

32 minutes ago

This website uses cookies.