Categories: LajmeKronikë

Aksidenti në Shkodër-Velipojë / Policia procedon në gjendje të lirë shoferen 22-vjeçare

Policia e qarkullimit rrugor ka referuar materialet në prokurori për shtetasen Kristina Bregu 22 vjeçe për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ku do të ndiqet në gjendje të lirë. Ajo akuzohet si e përfshirë në aksidentin e së enjtes ku u përplasej dy automjete në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një fëmijë 4 vjeçar. Ndërkohë, policia njofton se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për një 25 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.